Tabaku akuza për korrupsion për koncesionin e aeroportit të Vlorës: Kompania fituese u fut në garë pasi ndryshuan kriteret! Kumbaro: Nuk ju jap përgjigje

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi maxhorancën në lidhje kontrantën koncesionare të aeroportit të Vlorës.

Gjatë interpelancës më ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, Tabaku theksoi se konsorciumi fitues për aeroportin e Vlorës ka hyrë në garë  pasi janë ndryshuar kriteret e tenderimit, duke zbatuar të njëjtën skemë korruptive si në rastin e inceneratorëve.

“Qeveria de fakto e ka dhuruar këtë tokë de fakto për konsorciusin, por de juro po mbrohet me faktin duke mos bërë publike dokumentet.

Arsyet e heshtjes di kam kuptuar pasi ka parë koncesionin. Në këtë tender kanë qenë jo vetëm konsorciumi fitues por dhe një kompani britanike e cila e ka çuar çështjen në SPAK.

Kompania e favorizuar është një bashkim id y bizneseve pranë qverisë që kanë marrë pjesë dhe në procesin e rindërtimit.

Kriteret e tenderit kanë ndryshuar 2 javë pasi është dhënë tenderi, dhe pasi ndryshojnë kriteret futet nëgarë kiompania fituese. Këto ndryshime janë çuar në SPAK dhe këto dy kompani që kanë ndryshuar të dhënat dhe kërkesat do të marrin një vlerë maksimale 138 milionë euro për trafikun e munguar që mund të ketë në atë zonë”, tha Tabaku.

Nga ana tjetër ministrja Kumbaro zgjodhi të përgjigjegj politikisht duke thënë se akuzat për korrupsion duhet të drejtohen diku tjetër dhe jo në parlament.

“Sa për akuzat për korrupsion, keni një vend tjetër ku t’i çoni, unë atyre nuk u jap përgjigje sepse janë të pabaza”, tha ajo.

Gjithashtu shtoi: “Unë di të them që kur ju keni qenë në pushtet nuk i keni bërë zhvillimet dhe projektet që kanë ndodhur në këto vite. Për sa kohë jemi dhe zhvillojmë, po dimë ta bëjmë dhe ndaj votohemi për të tretën herë dhe këtë e vlerëson dikush tjetër dhe jo ju”.

Zjarr Tv Ad