Anëtari i kryesisë së PD-së Gent Strazimiri ka reaguar pas lajmit që kryeministri Edi Rama njoftoi se ‘në prill do të mbledhë këstin e parë të taksës së jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë dhe këto para do të përdoren për pensionistët’.
Postimi i tij:
Taksa të jashtëzakonshme” për të mbuluar vjedhjet e jashtëzakonshme!
Pensionistët (dhe jo vetëm) i ke ngarkuar ti vetë, me “taksën e jashtëzakonshme” që i paguajnë muaj për muaj
* “inceneratorëve” që s’ekzistojnë,
* “sterilizimit spitalor” që nuk ekziston,
* “rrugëve të pakërkuara” në të cilat nuk ecet,
* “trarët e pagesës” nëpër autostrada që i kanë paguar njëherë,
* “bordet e çmimeve” që kanë çatrafiluar tregun…
Pensionistët (dhe jo vetëm), nuk ndihmohen me “taksë të jashtëzakonshme” ndaj prodhuesve të energjisë (dhe jo vetëm), por duke ndalur grabitjen e tyre përmes PPP-ve…
Si njëra, si tjetra janë të paligjshme, anti-kushtetuese, anti-treg, anti-ekonomi, përbëjnë vepër penale dhe dënohen ME BURG!
“Tatimi i jashtëzakonshëm i luftës” që bëri “Partia” në 1945, solli dëm ekonomik që ende sot nuk po e paguajmë dot…
Mos prisni më “të zbarkojnë aleatët” se do ju zgjasë edhe 46 vjet të tjera dhe s’keni kohë…
NGREHUNI DHE BJERUNI! SOT!!
#ngrehuni_dhe_bjeruni
#lufto_për_lirinë
#meritoje_lirinë