Talo Çela gjithmonë ka lëvizur lirshëm, thotë gazetari

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati tha se ka pasur gjithnjë indicie që Talo Çela ka lëvizur pa problem.

“Nuk mendohej në fakt që të lëvizte në një zonë kaq të populluar përballë spitalit më të madh në vend ku supozohet që ekspozimi në mjedise kaq të hapura është një rrezik i shtuar për një të shumëkërkuar që është bërë dhe shumë mediatik,” – u shpreh Ferhati.

Gazetari kujtoi se për Talo Çelën janë realizuar dhjetëra operacione edhe në terrene të vështira si rrethinat e Elbasanit, zona bregdetare, por nuk është arrestuar asnjëherë.

Ferhati cilësoi të çuditshëm faktin që media e ka gjetur para policisë dhe vetë Çela ka thënë se bën një jetë normale.

Në muajin gusht të vitit 2021, Njësia Anti-Terror, e cila drejtohej nga Gledis Nano ka mbledhur informacione për të shumëkërkuarin Talo Çela.

Në shkresën që mban firmën e Gledis Nanos, e cila është bërë publike nga hakerat, shkruhet se personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë në muajin korrik dhe gusht të vitit të kaluar.

Në dokument thuhet se Çela lëvizte me një Audi Q8 ngjyrë blu dhe është parë një herë të lëvizë me një grua në makinë.

Zjarr Tv Ad