Tan Brahimi shokon Oltën: Ju lodheni kot, publiku e ka vendosur se kush fiton!

0
610
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Big Brother Albania Vip 2 është një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show, një krijim i De Mol nën pronësinë e Banijay Rights, vjen në sezonin e tij të dytë në Shqipëri, pas suksesit të mëparshëm, prodhuar nga Top Channel.

Personazhe e karaktere të njohur e të dashur të jetës sonë janë zgjedhur me shumë kujdes në bazë të profileve të tyre psikologjike e social-kulturore dhe do te jetojnë së bashku në një shtëpi për 14 javë rresht.

I gjithë votimi i personazheve vjen nga publiku dhe personazhi VIP më i admiruar fiton çmimin e madh.

Banori i ri i sapofutur, Tan Brahimi teksa po qendronte me Tean, Kristin dhe Oltën ku në diskutimet e këtyre të fundit është gjithmonë objekt bisede loja, humoristi shkodran ndërhyri teksa me pak fjalë arriti të transmetonte një mesazh të qartë.

Ai i tha Oltës, Kristit dhe Teas që sado që ata përpiqen të dëmtojnë dikë këtu brenda me lojën e tyre e kanë të kotë pasi sipas Tanit publiku atje jashtë është pozicionuar me një lojtarë dhe pavarësisht se çfarë bën, ai mbështetet masivisht.

Olta ishte tepër e vëmendshme dhe mimikat e saja tregonin shumë. Duke qenë se Tani hyri si miku i Luizit, ajo e kuptoi mjaft mirë mesazhin që i preferuari i publikut është Luizi. Me apo pa dashje, Tani e tha fjalën e tij që tronditi jo pak Oltën.

Zjarr Tv Ad