Tani çdo gjë është e qartë, duhet një kurban i madh për Edi Ramën.

0
610
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari, Hysni Gurra ka reaguar lidhur me pranimin e fajësisë nga McGonigal për dosjen shqiptare.

Sipas tij afera nuk mbyllet sepse ka disa faktorë që kanë goditur mu në zemër sistemin amerikan në mënyrë mafioze.

Ai thotë se Edi Rama do përpiqet të bëjë një kurban të madh për këtë çështje. Kurbani që i përshtatet kësaj situate është Erion Veliaj, shkruan Gurra.

Sipas gazetarit Rama do përpiqet me çdokusht t’i presë kokën një tjetër investimi alternativ amerikan.

Shkrimi i plotë:

Tani çdo gjë është e qartë, duhet një kurban i madh për Edi Ramën.

McGonigal pranoi se ka marrë para nga Neza dhe ka fituar favore nga Rama për t’i dhënë fushat e naftës Duçkës dhe ca shokëve të tij kinezë e rusë, si dhe të gjitha këto miqësira janë përdorur për të ndikuar Departamentin e Shtetit që të shpallë non grata Berishën.

Sigurisht mediat proqeveritare në Shqipëri janë adhnu nga ky fakt dhe po përpiqen që të trumpetojnë se u mbyll dosja, po kjo është gëzim nga halli, sepse afera McGonigal-Rama nuk mbyllet më.

Nuk mbyllet sepse ka disa faktorë që kanë goditur mu në zemër sistemin amerikan në mënyrë mafioze.

-Yuri Kim së bashku me pjesën më të madhe të aparatit të ambasadës së ShBA-ve në Tiranë janë thellësisht bashkëpunëtorë në këtë aferë që ka goditur sistemin amerikan.

-Zyrtarë të lartë e të mesëm të Departamentit të Shtetit janë gjithashtu të përfshirë në aferën që goditi sistemin që ata janë betuar se duhet ta mbrojnë.

-Reputacioni i ShBA-ve ka rënë përtokë pasi kjo çështje është lajm i gjithë mediave ndërkombëtare.

-Instrumenti i non grata-ve është zhvlerësuar totalisht

-Kina dhe Rusia nëpërmjet Ramës dhe zyrtarëve të lartë të FBI-së e Dep. Shetit i kanë hyrë sistemit amerikan në zemër. Kjo kanë rrënuar besimin e këtyre institucioneve

-Amerikanët shquhen për dy gjëra kryesisht; arrogancë dhe inatçorë, të dyja këto elementë janë përdhosur nga Edi

Rama, i cili nuk është një rob kot, por një kryeministër të cilin ShBA e ka mbështet dhe i ka dhënë besim me arrogancë jashtëzakonisht të tepëruar.

-Kur ju shpërdoron besimin, ata futen në fazën e inatit, inat që e kanë si elefanti.

-Për b*** e Edi Ramës ata nuk do pranojnë rrënimin e gjësë kryesore për të cilën kanë vite që investojnë, imazhin.

-ShBA është një perandroi që imazhin e ka fe dhe kush blasfemon me fenë e tyre s’del pa e shpaguar.

Çfarë mund të ndodhë në vijim…

Edi Rama do përpiqet të bëjë një kurban të madh për këtë çështje. Kurbani që i përshtatet kësaj situate është Erion Veliaj. Ai do përpiqet me çdokusht t’i presë kokën një tjetër investimi alternativ amerikan.

Ajo që është me interes është të shihet se sa ka punuar Veliaj për këtë ditë, sa është investuar. E ka marrë seriozisht apo do dalë karabush edhe ai si Saimir Tahiri e Arben Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad