Taulant Balla “këshillon” Bashën: Ço në gjyq Sali Berishën!

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Socialisti Taulant Balla ka kërkuar nga kreu i PD Lulzim Basha që të hedhë në gjyq ish-kryeministrin Berisha. Kjo deklaratë e Ballës vjen pas atyre të Berishës, i cili në një nga foltoret e tij u shpreh se Balla dhe Basha kanë marrë miliona euro për çështjen e “Toyota Yaris”.

Kreu i grupit të PS sqaroi se për këtë akuzë ka qenë në gjyq me Bashën dhe ka fituar.

“Unë zotin Basha e kallëzova penalisht në gjykatë dhe mendoj se dhe Basha ta kallëzojë penalisht Berishën në Gjykatë. Meqënëse po flasim për pastrim parash, zotëria (Gazmend Bardhi)  që po bën zhurmë ka qenë avokati i zotit Basha në atë gjyq të humbur nga zoti Basha.

Nëse zoti Basha ka bashkëpunuar me mua. Për 30 vite Berisha çfarë nuk ka thënë. Tani ka kohë të merret me ju dhe për gjërat që ju me të padrejtë na keni akuzuar ne, dëgjoni Saliun tjua thotë ju”, tha ndër të tjera Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS.

Zjarr Tv Ad