Taulant Balla me studentët shqiptarë në Londër, Arben Malaj e sulmon: Politikanë bixhozxhinjë që takimet spontane i shesin si takime me studentë të talentuar

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, 2 ditë më parë mori pjesë në Konferencën mbi 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Para nisjes së Konferencës, ai publikoi një video ku shihej me disa studentë shqiptarë në Londër, për të cilët shprehej se ishin ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë.

Por ky takim i Ballës me studentët shqiptarë nuk është pritur mirë nga ish-ministri socialist Arben Malaj, i cili shprehet se është “e turpshme që politikanë bixhozxhinj, abuzuesë e mashtruestakimet spontane i shesin si takime me studentë të talentuar”.

Ai thotë se këta politikanë abuzues me taksat e shqiptarëve duhet të përgjigjen ligjërisht për udhëtimet me “charter”, teksa shton se politika shqiptare duhet pastruar sa më parë nga këta politikanë.

“E turpshme qe politikane bizhoxhinj, abuzues  e  mashtrues   takime spontane i shesin si takim me studenre te talentuar/  ambasadore te Shqiperise. Keta  abuzues me taksa e shqiptareve duhet te pergjigjen moralisht dhe ligjerisht  per udhetimet me carter, per sms-te kercenuese apo urdheruese drejtuese dhe anetareve te  autoriteteve rregullatore licensuese dhe mbikeqyrese. Politika shqiptare duhet pastruar/Clean Up  sa me pare nga keta abuzues me mandatet publike e politike. Fillimi i fundit te tyre eshte fillimi i nje shprese  te re per te gjithe shqiptaret”, shkruan Arben Malaj.

Zjarr Tv Ad