Taulant Balla në krye të ministrisë së Brendshme, Hajdarmataj: S’është gjetje e duhur për atë post, ai është akuzuar për lidhje me bandat e Elbasanit dhe…

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj në një lidhje “Skype” për Faxnews foli në lidhje me emërimin e Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme.

Hajdarmataj tha se Balla është i akuzuar shpesh për lidhjet me bandat kriminale, dhe se sipas tij nuk është një gjetje e duhur për atë post. Për moderatoren Xhilda Kondi, Hajdarmataj tha se Çuçi nuk është akuzuar asnjëhere për lidhje me krimin e organizuar dhe për korrupsion.

“Këto raste janë shkas dhe duhet të shoqërohen me doreheqje dhe shkarkim të drejtuesve të institucioneve sic ndodhi me zotin Cuci. Ka pasur edhe raste të tjera. Nuk po kalojmë një periudhe të mirë sa i takon rendit dhe sigurisë publike, luftës ndaj krimit të organizuar.

Pavarësisht nëse unë mund të kem vërejtet e mia e mia, sa i takon aspektit të drejtimit të policisë së shtetit nga ministria e Brendshme mund të them në këto vite qeverisje zoti Cuci ishte me i pranueshëm si minister i Brendshem, se vinte nga një shkollë juridike, dhe përvec lidhjeve familjare, nuk është akuzuar asnjëhere për lidhje me krimin e organizuar dhe për korrupsion. Ndryshe që zoti Balla është i akuzuar shpesh herë si për bandat e Elbasanit, Toyota Yaris edhe lidhje me familjarë të deputetit Rraja. Si gjetje nuk i shkon shumë për shtat.

Mendoj se zoti Balla nuk është gjetje e duhur për atë post politik, për ministrinë e Brendshme”, tha ai nder te tjera.

Zjarr Tv Ad