Taulant Balla: Nuk kemi pasur kurrë një President kaq banal, na vuri në rrezik marrëdhëniet me SHBA-në…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla, gjatë fjalës të mbajtur në Kuvend, ka zbuluar arsyet se pse mazhoranca kërkon shkarkimin e Presidentit Meta. Balla tha se Shqipëria nuk ka pasur kurrë një President më banal se Meta dhe shkarkimi i tij është një detyrim moral i Partisë Socialiste. Sipas Ballës, Meta ka shkelur në mënyrë të përsëritur Kushtetutën, e madje në Zgjedhje ai mbajti një qëndrim edhe më radikal se vetë krerët e opozitës. Një tjetër argument që është përdorur nga mazhoranca, është dhe përplasja e hapur që Meta pati me ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.

Sipas Ballës, kjo vuri në rrezik marrëdhëniet strategjike të vendit, në raport me partnerët ndërkombëtar.

”Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e populli. Po si i drejtohet presidenti popullit; t’i mprehim sfurqet, lopatat, sëpatat. T’i mbrehin dhe t’i kenë gati për të dielën. Po të jetë se kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanë, ka edhe Rusia. Zgjodha këto dy deklarime të Metës, për të nxjerrë në dukje një fakt që se kundërshton më askush. Kurrë institucioni i kryetari i shtetit nuk është përçudnuar kaq banale nga askush më parë në këto 30 vite. Kemi pasur president që ka shkaktuar debate për mustaqet e tyre, por jo kaq banalë.

Presidenti shumë popullor gjerman, dha dorëheqje vetëm për një deklaratë kontroverse në një radio mbi misioni ushtarak gjerman në Afganistan. Dua të rishpreh edhe një herë sot atë që thash 3 ditë më parë në këtë foltore. S’po kërkojmë shkarkimin e Metës se kemi interes specifik se kush do të jetë pasardhësi i tij apo se duam të vendosim në pozicionin e tij një përfaqësues tonin. Rrini të qetë, nuk është ky qëllimi. Procedura për shkarkimin e tij është detyrim moral dhe kushtetutës. Për t’i hequr turpin nga vetja dhe nga e Shqipërisë, dhe për t’ja lënë turpin atij që i takon. Nëse ne nuk dot a bëjmë këtë shkarkim, mosveprimi ynë do të shkonte në shpërdorimin e detyrës nga ana jonë për mosheshtjen. Gjej rastin që t’i falënderoj 49 deputetët.

Procedura për shkarkimin e tij, është procedurë për shkarkimin e turpit nga shqiptarët. Thirrja ime për anën e djathtë të kësaj salle, është thirrje ne emër të nevojës, që Shqipëria ka që të shkarkohet nga një turp, që kurrsesi se meriton. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetë që garuan në emër të saj në 25 prill. Do të ishte dinjitoze që edhe PD t’i bashkohej kësaj iniciative.

Me mesazhet e tij drejtuar publikut, ka treguar se linja e tij politike është e qartë, kundër mazhorancës. Edhe para zgjedhjeve të 2021, Ilir Meta ka vonuar miratimin e shumë dekreteve, duke shkaktuar probleme në ecurinë kushtetuese të institucioneve”, u shpreh Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend.

 

Zjarr Tv Ad