Taulanti në përgjime, Gjokutaj: Dihen lidhjet e qeverisë me krimin, bashkëpunim i ngushtë në fushatë

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Genc Gjokutaj komentoi në emisionin ‘Syri Digjital’ me moderatorin Bled Marku në Syri Tv hetimet dhe përgjimet për politikanin e lartë me emrin Taulant dhe lidhjet e këtij të fundit me grupet kriminale.

Genc Gjokutaj deklaroi tashmë dihet se një pjesë e politikanëve janë të lidhur me krimin dhe në fushatë vërehen elementë të bashkëpunimit të politikës me krimin.

“Ka raporte ndërkombëtare për këtë, ka nisma ligjore, në kuadër të përgjithshëm politika nuk ka qëndruar larg krimit.

Problemi që kemi sot është një atribuim që i bëhet nga një person i pandehur, Çapja, në lidhje me një politikan me emrin Taulant.

Nëse kjo është e vërtetë është shumë e rëndë. Kemi një sistem drejtësie shumë të dyshueshëm që shton dyshimet në lidhje me këtë pretendim të ngritur.”-tha Gjokutaj.

Më tej avokati Genc Gjokutaj tha se ka lexuar se ka një vendim gjyqësor i cili ka eliminuar, asgjësuar CD-në e përgjimeve dhe serverin e gjykatës. Sakaq, ai tha se kjo është e dënueshme dhe e papranueshme.

“Nëse edhe kjo është e vërtetë, janë veprime kriminale nga Gjykata, veprime ligjërisht të dënueshme pasi është shpërdorim i pastër detyre dhe veprim që pengon zbulimin e së vërtetës.

Nuk e di si është bërë asgjësimi pasi Prokurori kur dërgon çështjen në gjykatë përfshin në akte dhe përgjimet.

Mbrojtjes do i jetë bërë e ditur, si detyrim ligjor, pasi rezultatet e përgjimeve janë detyrim ligjor për t’ja bërë të ditur mbrojtjes.”-tha Gjokutaj.

Sipas Gjokutajt, duhet një hetim i gjerë për të zbardhur se çfarë ka ndodhur ndërsa shtoi se drejtësia është e pabesueshme.

Zjarr Tv Ad