Të burgosurit e 313 lëshojnë ankesa ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të burgosurit në burgun 313 në kryeqytet, përmes një letre drejtuar Prokurorisë dhe Gjykatës kanë parashtruar një sërë ankesash.

Në ankesën e tyre të burgosurit  kanë theksuar se, pritën vetingun për një drejtësi të drejtë, ndërsa janë shprehur se edhe avokatët bëhen palë me gjykatat dhe prokurorinë.

“Ankesa jonë e parë është për prokurorinë. Prokuroria po na akuzon me ambicie dhe bindje juridike. Edhe gjykatat mbështesin prokurorinë. Edhe avokatët bëhen palë me gjykatat e prokurorinë. I bëjmë apel institucioneve më të larta të shtetit. Drejtësia e vetme për ne mbetet amnistia. Amnistia të jepet më shumë se tre vjet”, thuhet në letrën e të burgosurve.

Zjarr Tv Ad