“Të fundit në rajon për investimet e huaja”, Meta: Investitorët zgjedhin vendet e tjera sepse klima e biznesit këtu është korruptive dhe dekurajuese

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sa i takon numrit të ulët të investimeve të huaja në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Meta tha se kjo vinte si pasojë e politikave korruptive dhe dekurajuese për sipërmarrësit e huaj.

Postimi i Plotë nga Ilir Meta, kreu i partisë së Lirisë:

Të fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj.
Të fundit në rajon për industrinë prodhuese.
Të fundit në rajon për eksportet e mallrave dhe shërbimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.

Qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale. Sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.

Është e qartë se të gjithë këto tregues që nxjerrin në pah zhvillimin e dobët ekonomik të vendit janë rezultat i një modeli të dështuar ekonomik të Qeverisë, dritëshkurtësisë së saj dhe përzgjedhjes së krimit si aleat dhe jo investitorëve të huaj seriozë në rrugën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad