“Të keq mjekuar dhe të vjedhur”- Deputeti i PD nxjerr çmimet e ilaçeve, i krahason me ato në Itali

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, është ndaluar te një çështje me rëndësi, ajo e ilaçeve, ku thotë se në vendin tonë kanë çmime më të larta se shumë vende të BE-së dhe se tregu dominohet nga medikamente të origjinës së pasigurt.

Shehu thotë se, pengimi i ardhjes së medikamenteve të kompanive perëndimore, të certifikuara nga EMA dhe mos vendosja e tyre në listën e rimbursimit, po bëhet në mënyrë të qëllimshme nga politikat farmaceuktike klienteliste.

Sipas deputetit, kjo sjell mbushjen e tregut me ilaçe të origjinës së pasigurt, çmime të larta të tyre dhe stimulon kontrabandën.

Ai gjithashtu ka publikuar foto të disa medikamenteve, të cilat nga fotot tregojnë se në Itali shiten me ½ e çmimit në Shqipëri.

 

Zjarr Tv Ad