Të palëkundur! Pedagogët paralajmërojnë bojkot çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogët paralajmërojnë vijimin e protestave deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. Sipas tyre, protestat do jenë kombëtare, ndërsa e gjithë kjo rezistencë do të mbahet para godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës.

Kërkesat e pedagogëve në fakt nuk konstatojnë vetëm në rritjen e pagave, por kjo pjesë duket se është “Kali i Betejës” në kauzën e tyre.

Kryeministri, Edi Rama në takimin me rektorët, tha se kishte mbaruar koha kur qeveria rriste pagat vetëm se kërkohej nga sindikatat. Ndërsa shtoi se universitetet duhet të jenë aktorë tregu duke thithur fonde nga Bashkimi Europian.

“Universitetet nuk janë gjimnaze , trupa pedagogjike, nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Përgjithësisht , tani me reformën e autonomisë spitalore do të diferencohen edhe pagat e mjekëve. Universiteti është midis jetës përpara, sesa kur thoje dikur të hyjmë në jetë, pra është midis shtetit dhe tregut, por duhet ta ketë pjesë të ADN se vet thithjen e të ardhurave nga tregu, të jetë aktor në treg dhe magnet për të thithur fonde nga të katër anët.

Pra, koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka mbajtur bashkë me Reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Ne është hera e fundit ë bëjmë rritje page uniforme. Do mbështesim më shuma a që i sjellin më shumë shoqërisë”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad