Akademiku Artan Fuga duke iu referuar votimit të disa projektligjeve në Parlament, mes të cilit edhe atij për mandatin e Skënder Gjinushit, shprehet se vendi i ngjan një pylli ku egërsirat më forta hanë çfarë gjejnë përpara.
Statusi i Fugës
Slogani fatkeq: Asgjë me ligj, çdo gjë me votë!
është udhërrëfyes për neodiktaturat!
I shkon një bande keqbërësish ku kush ka më shumë ndjekës bëhet kapo-bandë,
i shkon një shoqërie si Serbia e Millosheviçit ku kombi me shumicë dhunonte, masakronte, kombe më të pakët në numër si shqiptarët,
i shkon një grupi të çmendurish që nuk duan ligj, por vetëm larje hesapesh mes tyre, kafshim me dhëmbë, çjerrje me thonjë, goditje me raketa pingpongu,
i shkon një pushteti diktatorial alla Putin ku pasi Kapua merr si i merr zgjedhjet, dhunon gjithkënd për të marrë më shumë vota dhe dhunuar të drejtat dhe liritë e njeriut,
i ngjan një pylli ku egërsirat më të forta hanë çfarë gjejnë përpara, është ligj i xhunglës dhe i botës së kafshëve,
vlen për popuj barbarë,
por, jo për shoqëri të kulturuara, për agjenci që ndërtohen për parime dhe vlera demokratike!
Të shpëtojë kush të mundet!