Nga Grigels Muçollari.
Koha e maskarenjve me dhe pa uniformë, e shefave me rrogë shteti por me skaf, e patronazhistit të partisë që nuk bëhet kurrë shërbëtor i shtetit, duhet të marrë fund! Koha e maskarenjve që na imponohen si padronë të rrugës, trotuarit, detit dhe plazhit, duhet të marrë fund! Kjo është koha e maskarenjve me pushtet mediatik. Ata që penën e ngjyejnë në gjakun e të pafajshmëve! Dritan Hila, Mira Kazani e të gjithë shpirtshiturit që kanë marrë flamurin e servilizmit e të avokatisë së djallit.
Bëhemi të gjithë bashkë t’u japim fund këtyre maskarenjve përpara se të na vijë radha! Këta maskarenj që duan vetëm taksat tona dhe neve na kanë për numër. Nuk jemi numra, jemi njerëz! Çuçi, hiq dorë! Kumbaro, hiq dorë! Hiqni dorë nga pushteti mbi jetët tona! Na keni sjellë në pikën jetë a vdekje! Në emër të jetës, ngrihuni në protestë! Të ulërijë zëri i dhimbjes për Jonadën! Të dëgjohet në kupë të qiellit britma e prindërve të saj! Të bëhemi të gjithë zëri i tyre!
Postimi i Grigels Muçollarit.