“Sunny Hill”/ Dua Lipa në Kosovë: Krenare që jam këtu, në shtëpinë time

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Dua Lipa do të performojnë në “Sunny Hill” që do të mbahet në Kosovë. Ylli botëror ka mbajtur një konferencë për shtyp, shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa, është shprehur se ndihet krenare është ndodhet në Kosovë.

Ajo u shpreh se ndihet e lumtur që do mbajë një festival të tillë në shtëpinë e saj.

“Ju falenderoj për mbështetjen për të bërë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që do mund të performoj këtu. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin time me e bë një gjë të tillë. Është shumë speciale dhe është krijuar vetëm për performancën në Prishtinë. Është ndjesi shumë e mirë të performoj në Prishtinë, s’ka ndjenjë më të mirë. Mezi po pres me të ndjej emocionet para se të dalë në skenë”, tha ajo.

Artistja me famë botërore do të hapë sonte festivalin me performancën e saj. Në skenë do të ngjiten yje ndërkombëtarë si J Balvin, Diplo dhe Skepta apo artistë shqiptarë si Kida, Yll Limani e Elvana Gjata.

Burimi: Gjatë konferencës për shtyp.

Zjarr Tv Ad