Teatri Kombëtar, Greminger i OSBE thirrje për vetëpërmbajtje

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Presidenti i OSBE-së, Thomas Greminger në një postim në twitter reagon lidhur me qëndrimin e tij për Teatrin Kombëtar.

“Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar” shkruan Greminger.

Gjithashtu ai shprehet i bindur se institucionet do të jenë të afta që ti japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike

“Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtuar që të mbështesim procesin e reformave”. 

Disa ditë më parë (25 korrik) Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në një letër publike i kërkoi Presidentit të OSBE-së, Greminger një takim.

Në përgjigje të letrës dërguar nga Alenaca, Greminger sqaroi se axhenda e tij e ngjeshur nuk i lejonte një takim tjetër.

Madje ai theksoi se të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pastaj të veprojnë.

Ja çfarë shkruante Greminger: 

Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, domethënë Presidentin e Republikës që paraqet një kërkesë në Gjykatën e Kushtetuese në lidhje me ligjin e veçantë për ndërtimin e ndërtesës së re kombëtare të ndërtimit, të gjitha palët duhet të presin për vendimin e gjykatës së lartë para se të vazhdojnë më tutje me këtë çështje.

Ky qëndrim u mirëprit nga Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila u shpreh dakord me presidentin Greminger.

“Krijimi i një sistemit funksional të drejtësisë, së bashku me dy gjykatat e larta në vend, atë Kushtetuese dhe të Lartë, është hapi i parë i domosdoshëm për gjykimin e çështjeve publike. Ashtu siç kemi thënë prej kohësh, pa një shqyrtim normal në Gjykatën Kushtetuese çdo veprim ndaj godinës është i jashtëligjshëm dhe kriminal”,- kështu do të citonte Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Zjarr Tv Ad