TEC-i në Korçë, ambientalistët në alarm për projektin

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambientalistët japin alarmin se projekti për ndërtimin e një TEC-i në Korëç që po zhvillohet me mbështetjen në heshtje të Ministres së Energjetikës, do të ketë pasoja të rënda për jetën e banorëve. Shqipëria konsiderohet një nga vendet me rrezik të lartë të vdekjeve nga ndotja, ndërsa sipas ekspertëve, emëtimet nga ky TEC do të shkelin angazhimet e Shqipërisë në marrëveshjet ndërkombëtare për klimën.

Shqipëria ka aderuar në protokollin e Kiotos dhe ka firmosur marrëveshjen historike të Parisit për Klimën për uljen e emetimit të gazeve serre  që mes të tjerave orienton shtetet drejt shfrytëzimit të energjisë së pastër. Por angazhimet e qeverisë shqiptare duket se do të mbeten në letër, që kur në krye të Ministrisë së Energjetikës ka ardhur Belinda Balluku. Me firmën e saj, ka pezulluar ndërtimin e HEC-eve që prodhojnë energji të pastër, ndërsa po lejon të ecë përpara një projekt për ndërtimin e një TEC-i me gaz në Korçë. Por për ambientalistët zbatimi i këtij projekti do të thotë rrezik për jetën banorëve.

“Sasia e gazit karbonik që do të emetohet në një vit është më shumë se 700 milion metër kub. Nivelet konkrete në rajonin e Korçës rriten mbi 14 ton për frymë. Këto nivele janë jashtëzakonisht të larta për të jetuar një njeri normal”.

Ambjentalistët dhe kimistët alarmin e bazojnë tek analizat e të dhënave të pakta të bëra publike për TEC-in, i cili sipas tyre 25 fishon ndotjen.

“Emetohen 2100000 metër kub gaz karbonik, një ndotje 14 herë më e lartë se normalja që është sot me dru zjarri”,

Ambientalisti nga ana tjetër theksojnë mungesën e një vlerësimi konkret të efekteve që ndërtimi i TEC-it do të ketë në ujërat mbi dhe nëntokësore, sikurse edhe në tokat bujqësore.

Sipas statistikave të Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2016, shkalla e vdekshmërisë për shkak të ndotjes së ajrit në Shqipëri arrinte 171.4 për 100 mijë banorë.

Zjarr Tv Ad