Tensione në Hagë, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë listën e dëshmitarëve, Specialja refuzon (ARSYEJA)

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së kanë kërkuar që t’u dorëzohet lista e dëshmitarëve që do të përdorën në gjykim nga  Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiç tha se Prokuroria duhet t’ua japë këtë listë, në mënyrë që palët mbrojtëse të përgatiten për gjykimin.

“Për cilët dëshmitarë kërkon t’i thërrasë në gjykim dhe cilët nuk do t’i thërrasë. Kemi dëshmitarë për të cilët ZPS-ja ka marrë deklaratë dhe mendoj se ata do të dëshmojnë. Ne kemi nevojë që të vendosim përparësi në përgatitjet tona, dhe këtë e bëjmë duke e ditur se cilët dëshmitarë do të dëshmojnë në sallë. Prandaj, kërkojmë që Prokuroria të bëjë një listë”, tha avokati Mishetiç.

Me këtë kanë rënë dakord edhe avokatët e tjerë mbrojtës të krerëve të UÇK-së.

“Dua të shohim akuzat përpara se të japim përgjigjen tonë”, theksoi avokati kroato-amerikan.

Ndërsa një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se kërkesa e palës mbrojtësve të ish-krerëve të UÇK-së është “jashtë kontekstit”.

“Kjo kërkesë nga mbrojtja është komplet jashtë kontekstit dhe pa pasur parasysh veçantitë e çështjes sonë gjyqësore. Koncepti i listës paraprake të dëshmitarëve është element që duket se mbrojtja e ka marrë në një çështje të paraqitur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Lista paraprake e dëshmitarëve publikohet në rrethana shumë të veçanta, me udhëzime shumë të rrepta. Nuk jemi në ato rrethana. Kjo nuk është rrethanë të cilën e shohim në procesin tonë”, tha prokurorja gjatë seancës.

Zjarr Tv Ad