Tensionohet situata midis Shqipërisë dhe Serbisë/Ministri i Jashtëm serb dorzon një notë proteste dhe kritike lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ia ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçkës.

Shënimi përban nota proteste dhe kritike lidhur me deklaratat e bëra nga kryeministri Rama gjatë mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë. Theksi është vendosur tek deklaratat e Ramës për heqjen e kufirit me Kosovën.

“Deklarata të tilla, të cilat nënkuptojnë bashkimin e Shqipërisë dhe provincës serbe të Kosovës dhe Metohisë dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, janë një arsye e justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera në rajon të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në njoftimin e ministrisë serbe.

Ofendimet e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj vetë kryeministrit Rama duket se kanë shkaktuar tension të madh diplomatik ndërmjet Tiranës dhe Beogradit.

Rama paraprakisht ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, e ka thirrur zyrtarisht ambasadorin serb në Tiranë për t’ia përcjellë një notë proteste verbale, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin, i cili iu referua shqiptarëve me term ofendues.

Kjo notë mësohet se ambasadorit i është dorëzuar nga ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Zjarr Tv Ad