Thaçi: Gati të negociojmë me Serbinë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nën presionin e administratës Trump dhe me thirrjen e presidentit  amerikan për një ceremoni paqeje në Shtëpinë e Bardhë, kreu i shtetit te Kosovës është zotuar të marrë një hap të madh drejt zgjidhjes së problemit me Serbinë.”

Kështu shkruan gazeta amerikane Washington Post, e cila ka zhvilluar një intervistë  me presidentin Hashim Thaçi.

“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërgjegjja jonë na kërkon dhe është detyrë e jona historike që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë.”

Deklaratat vijnë pasi Hashim Thaçi, më 21 dhjetor  zhvilloi një takim në Berlin me ambasadorin amerikan, Richard Grenell, person i afërt me presidentin Donald Trump. Në një deklaratë për The Washington Post, edhe ambasadori Grenell tregoi se çfarë kishte biseduar me Thaçin gjatë këtij takimi në Berlin.

“Presidenti Thaçi dhe unë folëm për rëndësinë e marrjes së vendimeve afatgjate në vend të veprimeve afatshkurtra. Isha i kënaqur që ai u pajtua dhe do të angazhohet për heqjen e tarifave të vendosura së fundmi mbi produktet serbe. Kjo lëvizje do të ndihmonte që të dërgoheshin sinjalet e duhura që ai është serioz për negociatat dhe në ndërtimin e besimin ndërmjet palëve.”

 

Zjarr Tv Ad