Thaçi para mbledhjes në OKB: Formim i Ushtrisë, është proces i pakthyeshëm

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në New York, do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të ketë diskutim rreth formimit të Ushtrisë

Thaçi, në konferencë për media, para nisjes për në New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se pavarësisht diskutimeve në Këshillin e Sigurimeve, formim i Ushtrisë sipas tij, është proces i pakthyeshëm.

Pas votimit nga Parlamenti i Kosovës për shndërrimin e Forcës së Armatosur të Kosovës në ushtri të rregullt, më 14 dhjetor, Misioni i Përhershëm i Serbisë pranë OKB-së i dërgoi një letër Presidentit të Këshillit të Sigurimit. Përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur për publikun, por mësohet jozyrtarisht që ka të bëjë me atë që Serbia e quan “shkelje të rezolutës” në pjesët e saj që kanë lidhje me sigurinë.

Këshilli i Sigurimit e ka vendosur diskutimin pasdite, në një nga pjesët e programit që Këshilli e ka përcaktuar për të diskutuar tema të ndryshme. Presidencën e radhës këtë muaj e mban Bregu i Fildishtë. Përveç pesë anëtarëve të përhershëm që janë Kina, Rusia, SHBA, Franca dhe Anglia, Këshilli i Sigurimit ka aktualisht edhe dhjetë anëtarë të përkohshëm që janë Bregu i Fildishtë, Guinea Ekuadoriale, Etiopia, Kazakistani, Holanda, Polonia, Bolivia, Peruja, Kuvajti dhe Suedia. Për herë të fundit, Këshilli i Sigurimit diskutoi për Kosovën më 14 nëntor, kur shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin raportoi për zhvillimet e fundit në vend dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic kërkoi vazhdimin e misionit të UNMIK-ut. Rusia bëri të njëjtën gjë, ndërkohë që SHBA dhe anëtarët e Këshillit që janë vende të BE kërkuan që raportimet të bëhen më rrallë në ritëm kohor.

 

 

Zjarr Tv Ad