Protesta/ Balla: Nuk duam që kjo protest të mbyllet

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla në një dalje për media është shprehur se 8 kërkesat e paraqitura nga studentët nuk e zgjedhin situatën në arsimin e lartë.

Balla u shpreh se “Qendrimi ynë është shumë i qartë, nuk duam që kjo protestë të mbyllet. Ne e konsiderojmë këtë një moment të rëndësishëm për të thelluar një reformë të shumëanshme të arsimit në tërësi.

Ne nuk e konsiderojmë mbylljen e protestës, që u paraqitën 8 pikat dhe hajde të ikim të hamë gjelin e detit në shtëpi. Është e njëjta praktikë e njëjta lojë, që këto çështje nuk u zgjodhën. Ne nuk bëhemi pjesë e këtij skenari të tallemi me kërkesat e studentët. Ajo që është e rëndësishëm është dialog me studentët, për të tejkaluar 8 pikat, se 8 pikat nuk  e zgjedhin situatën të arsimit të lartë”, u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad