Theresa May dënon komentet e laburistit Tony Blair për Brexit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja britanike, Tereza Mej, ka akuzuar një nga paraardhësit e saj, Toni Bler, se po minon bisedimet për Brexit.

Shefja e qeverisë i konsideroi fyese komentet e ish-kryeministrit laburist Bler, sipas të cilit vendi duhet të mbajë sërish një referendum për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pasi organi më i lartë ligjvënës nuk e miraton marrëveshjen e propozuar.

Duke shkuar në Bruksel për të bërë avokatinë e një referendumi të dytë, Tony Bler ka fyer postin që ai ka mbajtur më parë dhe njerëzit për të cilët ka shërbyer dikur. Askush nuk mund t’u shmanget përgjegjësive. Është detyrë demokratike e parlamentit që të çojë përpara atë që britanikët votuan dy vite më parë. Kurse ata që duan ta devijojnë procesin, e bëjnë këtë për interesat e tyre politike dhe jo për interesin kombëtar.”

Parlamenti britanik pritej të votonte të martën marrëveshjen e Brexit që do të përvijonte procedurën pas daljes nga unioni, por kryeministrja Mej e shtyu votimin duke pranuar se dokumenti do të kundërshtohej në masë të gjerë.

Në Bruksel, shefja e qeverisë deklaroi se homologët e saj nuk janë më të gatshëm të rihyjnë në negociata për çështje thelbësore.

Mosmarrëveshja aktualisht qëndron te kufiri provizor mes Irlandës dhe provincës së Irlandës së Veriut, për të cilin parlamentarët konservatorë të kryeministres Mej druhen se, në të ardhmen, mund të pengojë vendin që të lidhë marrëveshje tregtare me shtetet jashtë unionit.

Zjarr Tv Ad