Tirana gati të bëjë goditjen e dyfishtë në merkaot, diskutohet afrimi i dy ish titullarëve të Partizanit

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sherif Kallaku dhe Albion Marku sezonin e ardhshëm mund të veshin fanellën e  Tiranës. Klubi bardheblu në këtë mënyrë do të kompletonte skuadrën për sezonin e ri. Kështu, mes drejtuesve të Tiranës dhe Sherif Kallakutmësohet të ketë pasur një diskutim dhe palët kanë rënë dakord në parim.

Problemi i vetëm për këtë marrveshjë mbetet kontrata e futbollistit me Lokomotivën e Zagrebit. Nëse futbollisti zgjidh kontratën me kroatët atëher me shumë mundësi sezonin e ardhshëm mund të jetë pjesë e Tiranës.

Një tjetër futbollist që mund të afrohet tek bardheblutë është edhe Albion Marku. Situata e këtij të fundit është krejt ndryshe pasi futbollisti nuk është më pjesë e Lokomotivës së Zagrebit. Palët janë dakordësuar për zgjidhjen e kontratës në mënyrë konsensuale dhe transferimi I tij mund të jetë më i lehtë.

Firmosja e bardhebluve me dyshen Kallaku-Marku atëherë do të ishte një goditje e madhe edhe për Partizanin që i ka humbur tashmë dy titullarët e sezonit të shkuar por gjithsesi nuk do të dëshironte ti shihte me fanellën e rivalëve të kryeqytetit.

Zjarr Tv Ad