Tirana kërkon kredi, zbulohen prapaskenat/Gradohet edhe Tefik Osmani

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tirana ndryshon ligjërisht anëtarët e këshillit mbikëqyrës të klubit. Kështu, në mbledhjen e fundit të zhvilluar nga klubi Tirana dhe aksionerët është miratuar anëtari i ri i këshillit mbikëqyrës dhe administratori i shoqërisë. Në këtë mbledhje ka munguar aksioneri Bashkia Tiranë, ndërsa aksioneri në maxhorancë ka vendosur që Tefik Osmani të jetë anëtari i ri i këtij këshilli si personi që përfaqëson shumicën e aksioneve në këtë organizëm, së bashku me znj.

Valentina Cakuli. Arbjan Mazniku do të përfaqësojë Bashkinë e Tiranës për pronarin në minorancë. Po kështu, bordi ka miratuar edhe administratorin e shoqërisë, z. Refik Halili, që do të jetë në këtë post për një periudhë trevjeçare.

KËRKESAT – Mbledhja e zhvilluar disa javë më përpara ka zbuluar edhe disa detaje të rëndësishme për sa i përket klubit bardheblu. Kështu, në rendin e ditës, veç emërimit të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës nga ana e aksionerëve, ka qenë edhe miratimi i statutit të ri të shoqërisë, miratimi i një kredie tregtare që kërkon të marrë klubi bardheblu.

Aksioneri në maxhorancë ka vendosur që të diskutohet për aksionet ende të paprivatizuara që janë në pronësi të Bashkisë Tiranë. Po kështu, këshilli i ri mbikëqyrës duhet të diskutonte edhe për gjendjen e klubit dhe buxhetin e vitit të ri financiar.

Zjarr Tv Ad