Blerja e Ronaldos ishte një gabim”, shpërthen Luçiano Moxhi: Juvja pa të arriti dy finale Champions-i

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për gazetën e njohur italiane, “Libero” , ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi, është kthyer për të folur për Kristiano Ronaldon dhe të ardhmen e tij. Moxhi, nuk nguron të thotë se ishte një gabim blerja e Ronaldos dhe se Juventusi ka arritur të shkojë në dy finale Champions-i pa të.

“Ronaldo, i konsideruar nga të gjithë si shkaktari për atë eliminim nga Liga e Kampionëve, dëshironte të tregonte se është një kampion që nuk duhet kritikuar. Pas çdo goli ndaj Kaljarit ai e konsideroi të përshtatshme duke vënë gishtin në vesh për t’i bërë kritikët të kuptonin se ai nuk duhet të zemërohet nëse dikush kthen kurrizin sepse hapi pengesën nga e cila lindi 2-2 nga goditja e dënimit që i dha kualifikimin Portos, duke lënë të kuptosh se  të gabosh është njerëzore.

 

Unë isha kundër blerjes së tij, vetëm për barrën e madhe financiare që kërkonte ardhjen në Torino në moshën 34 vjeç. Tani do të ishte e padrejtë të mos e njohësh klasin e tij. Ne duhet të themi se me të në fushë, Juventus ka fituar të njëjtët tituj që fitoi kur CR7 ishte në Madrid. Para tij Juvja luajti dy finale Championsi, me ardhjen e tij nuk ka arritur aty më”, tha Moxhi.

Zjarr Tv Ad