Tirana në Ligën e Konferencës, zbulohen kundërshtarët potencialë nëse shkon në raundin e tretë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tirana është eliminuar nga Liga e Kampioneve, por do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës. Bardheblutë do të luajnë në turin e dytë të këtij turneu ndaj Zrinjskit por që tani kanë një ide pak më të qartë mbi kundërshtarët e mundshëm në turin e tretë të turneut nëse arrijnë të kualifikohen përballë kampionëve të Bosnjë Hercegovinës.

Dy nga këto skuadra dihen që tani dhe janë Shakhtor Soligorsk dhe RFS e Letonisë, të cilat falë shortit kanë kaluar pa luajtur turin e dytë. Ndërsa 8 skuadrat e tjera do të dalin nga fitueset e sfidave të Rrugës së Kampioneve në turien e dytë të Ligës së Konferencës.
Aty marrin pjesë ekipe si Leç Poznan, CFR Kluzh apo Tobol ndaj edhe një short i mundshëm i turit të tretë nuk do të jetë aspak i thjeshtë për bardheblutë, të cilët si fillim duhet të kalojnë sfidën e dyfishtë me boshnjakët për të siguruar këtë tur./Panoramasport

TURI I DYTË I LIGËS SË KONFERENCËS
RRUGA E KAMPIONEVE

La Fiorita-Ballkani

Vikingur-CFR Kluzh

Sutjeska-KI Klaksvik

Hibernians-FCI Levadia

Tirana-Zrinjski

Leç Poznan-Dinamo Batumi

TNS-Inter Klub D’Eskaldes

Tobol-Linkoln Red Imps

Zjarr Tv Ad