Tirana në “shtetrrethim”/ PD s’dorëzohet për protestën, Berisha: S’na ndal as Samiti

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me sloganin “Europe the right way. Not the Rama way” pas shpine, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shfaq sot në një deklaratë për shtyp nga selia blu, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos dorëzohen dhe t’i bashkohen protestës në Tiranë pavarësisht se kryeqyteti do të vendoset në “shtetrrethim”.

T’i dëshmojmë lidershipit europian që në atë Samit e ka pushtetin të ngritur mbi dhunimi e vetës së shqiptarëve, drogën, trafiqet mbi narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri.  E ka karrigen e tij të ngritur mbi vjedhje të paimagjinueshme për një vend europian. Ai aty ulet si kryeministri i Shqipërisë, por gjithashtu edhe si hajduti i Shqipërisë. Hajduti i parë i Shqipërisë do të jetë Edi Rama në atë Samit. Kjo është e vërteta. Ju shqiptarë i dilni zot në mënyrën më të vendosur këtij vendi dhe këtij kombi në rrezik ekzistencial. Jemi në rrezik me një person si ky në karrigen e kryeministrin, të paktën t’ja përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit europian dhe atij botëror. Nëse është dita e shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është tokë e bekuar dhe se mund të begatojë kombin me kushtin që të ketë një qeverisje të palidhur me krimin”, tha Berisha.

As fakti që rrugët kryesore hyrëse dhe dalëse si autostrada Tiranë-Durrës, apo hyrja lindore nga rruga e Elbasanit do të jenë të bllokuara nuk e ka penguar kreun e PD që të kërkoj bashkimin në shesh për t’i treguar liderëve të BE “fytyrën” e vërtetë të qeverisë Rama.

Ju keni konstatuar se si këta bosë të mafies shqiptare, Ballkanit,  europiane janë tronditur nga vendosmëria e opozitës për të dalë në protestës. Këta përpiqen të përdorin Samitin për të mohuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Edi Rama është njeriu që me dhunimin e votës dhe lidhjet e krimin dhe vjedhjet e papërmbajtura ka shndërruar shqiptarët në njerëz të varkave”, deklaroi ai.

Pavarësisht thirrjes për bashkim që i drejtoi shqiptarëve, lideri i opozitës nuk dha detaje për mënyrën sesi është organizuar tubimi nga strukturat e PD dhe si qytetarëve do t’ju mundësohet lëvizja në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të jetë ngritur edhe perimetri i sigurisë.

Me shumë gjasë do të jenë qytetarët e Tiranës, Kamzës e Vorës ata që do të formësojnë “shtyllë kurrizore” të protestës, ndërsa demokratët nga bashki pranë kryeqytetit si Kruja, Durrësi, Elbasani e Kavaja do ta kenë po ashtu më të lehtë se zonat e tjera të vendit, aksesin për të hyrë në kryeqytetin e “blinduar”.

Zjarr Tv Ad