Tiranë/ Policia: Siguria rrugore, sfidë e përbashkët

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrugorët e kryeqytetit vazhdojnë patrullimet dhe monitorimet me përzgjedhje, për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët urbane të kryeqytetit.

Përpos masave të marra nga policia, duke ndëshkuar dhe këshilluar në disa raste, fatkeqësisht numri i shkeljeve që konstatohen në rruget e kryeqytetit mbetet i lartë dhe për rrjedhojë edhe rreziku për tu përfshirë në një ngjarje rrugore.

Referuar analizave mbi ngjarjet e fundit rrugore dhe konstatimeve të shkeljeve në vazhdimësi, duhet akoma më shumë fokus i policisë dhe jo vetëm, kryesisht mbi respektimin e sinjalizimit rrugor, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, përparësitë ndaj këmbësorëve etj.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi çdo masë administrative e vendosur, nuk ka për qëllim dëmtimin apo ndëshkimin, por parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në rrugët ku udhëtoni ju, familjarët tuaj dhe i gjithë komuniteti.

Duke e konsideruar sigurinë rrugore si sfidë të përbashkët, lutemi për bashkëpunimin tuaj.

TiranëRrugorët e kryeqytetit vazhdojnë patrullimet dhe monitorimet me përzgjedhje, për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët urbane të kryeqytetit.Përpos masave të marra nga policia, duke ndëshkuar dhe këshilluar në disa raste, fatkeqësisht numri i shkeljeve që konstatohen në rruget e kryeqytetit mbetet i lartë dhe për rrjedhojë edhe rreziku për tu përfshirë në një ngjarje rrugore.Referuar analizave mbi ngjarjet e fundit rrugore dhe konstatimeve të shkeljeve në vazhdimësi, duhet akoma më shumë fokus i policisë dhe jo vetëm, kryesisht mbi respektimin e sinjalizimit rrugor, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, përparësitë ndaj këmbësorëve etj.Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi çdo masë administrative e vendosur, nuk ka për qëllim dëmtimin apo ndëshkimin, por parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në rrugët ku udhëtoni ju, familjarët tuaj dhe i gjithë komuniteti.Duke e konsideruar sigurinë rrugore si sfidë të përbashkët, lutemi për bashkëpunimin tuaj.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 4. Januar 2019

 

 

Zjarr Tv Ad