Titrat shqip për serialin kosovar, reagon producentja: Ka persona që nuk dëgjojnë, i vendosëm edhe sepse ka fjalë të vështira në dialekt

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Doresa Rexha, producente dhe aktorja kryesore e serialit “Rrushe”, ka reaguar për titrat shqip që ai kishte kur u shfaq në televizionin kombëtar Top Channel. Ajo sqaron se kanë kërkuar vetë t’i vendosin titrat, sepse ka persona që nuk dëgjojnë, si dhe disa fjalë në dialekt kosovar.

“Duke parë debatet që ka ngjallur titrimi i serialit “Rrushe” në Top Channel, mund të them që arsyeja kryesore pse kemi vendosur të kemi titrim ka qenë ofrimi i mundësisë që serialin të mund ta përcjellin dhe ta shijojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë apo personat me dëgjim të dëmtuar.

Veç kësaj, ata që e kanë parë serialin, e kanë vërejtur që për hir të origjinalitetit, në serial, përveç gjuhës dialektore, përdoren edhe lokalizmat, zhargoni, “slang”-u, etj., që jo domosdo kuptohet nga të gjithë, prandaj është menduar që titrimi për transmetim në Top Channel të bëhet sa më afër gjuhës standarde, në mënyrë që çdo detaj i dialogjeve të kuptohet nga gjithë audienca shqiptare, siç është praktikë në shumë vende të botës me diversitet gjuhësor”, shkruan ajo.

Më tej, autorja Doresa Rexha thotë se së shpejti shpreson që të ketë njq sezon të dytë të serialit dhe ai të jetë bashkëprodhim mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Uroj e shpresoj që së shpejti ta kemi Sezonin e Dytë të serialit “Rrushe” para publikut shqiptar, pse jo bashkëprodhim mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërsa Sezonin e Parë mund ta ndiqni çdo të martë nga ora 21:00 në Top Channel.”

Zjarr Tv Ad