Nga Thashetheme nga Kupola TNK
Ishte viti 93’…
Po mirresha me biznes, fillova tregtine. Qyteti im ndodhet ne periferi, krejt larg nga qytetet e medha te ketij vendi te vogel.
Shkolle shume nuk kisha por intuite sa te duash.
Me nje kamion qe ngarkohej mire ne Shkoder, Lezhe apo Tirane kisha nje fitim rreth 100% te xhiros. Kamionet e mi po benin kerdine, qyteti me ishte mirenjohes. Pas nja dy vitesh isha figure e njohur , mora edhe propozime per deputet… Por ishin nga Parti te vogla dhe nuk pranova!
Bleva nja dy apartamente ne pallatin ku banoja, shpenzova shume edhe per arredimin e tyre. Shtepite e mia u bene sistem referimi ne qytet per shijet e sofistikuara perendimore….
Por, me kalimin e viteve, po mendoja per zgjerimin e aktivitetit. Kisha akumuluar aq sa edhe mund te beja nje investim te nje dimensioni tjeter.
Shkolle shume nuk kisha por intuite sa te duash.
Ne nje nga rruget e mia te shumta drejt Tiranes, takova ca miqte e mi te vjeter… Dolem ne nje restorant diku ne periferi te Tiranes ku rakia e mishi i kecit shoqerohet edhe me nje muhabet per koken e muhabetit… Pamja nga ballkoni i restorantit ishte e mrekullueshme! Gjelberim pafund, vec ne bjeshket e mia mund ta gjeje nje ajer te tille! Gjithe kjo mrekulli vec 2-3 km larg Tiranes!
E pyes pronarin e restorantit: “E kujt eshte kjo toke ketu rreth e rrotull”?
Pronari buzeqesh: “E jona”!
“E trasheguar apo e blere”? – pyes une me naivitet…
“E Zene” me pergjigjet po ashtu me gaz ne buze pronari… Ne cast me feksi nje i ndritur mendim! E Zene! Si ne radhen e qumeshtit…
Shkolle shume nuk kisha por intuite sa te duash.
I dhashe nja 200 mije leke te vjetra shoferit tim dhe e porosita “Shko pak ne maje te kodres dhe me qarko nja 3000 metra katrore siperfaqe me hunj dhe me tel”. Shoferi mori leket dhe u nis…
Pas ca ditesh me vjen njeri, nje burre 50 e kusur vjet. Me nje dosje nen sqetull… Pas pershendetjeve te para, me prezantohet dhe me thote qe nje pjese e mire e tokes qe ka rrethuar shoferi im eshte prona e tij! Dhe, pa pike turpi me nxjerr dokumentacionin qe e verteton kete! Se si me erdhi, t’ia fus nje grusht qe te mos e harronte kurre. Por, u tregova i sjellshem. Lajmerova shoferin qe te takohej me zoterine dhe te merrej me zgjidhjen e ketij problem.
Qe nga ajo dite nuk e kam pare me…
Keshtu nisa edhe vilen 5 – kateshe… Meqenese do vija ne nje zone krejt te re ku nuk njihja njeri, me duhej te perzgjidhja edhe miqte e mi t’i kisha rrotull… Zgjodha edhe tregtarin e shumices se elektronikes dhe nja dy biznesmene te rangut tim me te cilet ndanim tryezen e pokerit neteve pafund. I bera vend edhe Kryetarit te Bashkise te asaj kohe…
Njerez te mrekullueshem qe do ma lehtesonim edhe mua qendrimin ne rezidencen e re… Secili prej tyre ndertoi nga nje vile pak me modeste se e imja por shume te bukur. Ndertuam, si te them lagjen tone… Mbollem peme e beme avlli qe cfare t’ju them…
Kaluan ca vite dhe biznesi ecen. Bera edhe nje lokal-restorant per dasma. Kete ia lashe vellait te vogel per menaxhim, nuk kisha nerva. Kishte shume kerkesa per dasma…
U bene zgjedhjet e pergjithshme ne 2005. Kryetari i Opozites se asaj kohe na premtoi legalizim. Pra, ajo toka qe rrethoi shoferi im me aq tel e hunj sa i premtonin 200 mije leke te vjetra, do behej e imja.
Shkolle shume nuk kisha por intuite sa te duash.
Votat shkuan “vu” per opoziten e atehershme. Qe ta mbyllnim kete mesele paq ishim gati te paguanim edhe nen dore… Boll marifete beme por ne 8 vjet nuk e bera dot legalizimin.
Po vinin zgjedhjet e reja, pregatitej te vinte ne pushtet njeriu me antilegalizim ne kete vend! Ai qe nuk la gje pa thene per banoret e zonave informale (mes te tjerave e kishte edhe me mua), bertiste ne mbrojtje te pronareve (dmth ne mbrojtje te atij pizevengut qe erdhi me dosje nen sqetull dhe me tregoi tapine e tij per token time)….Cfare tmerri!
Por… nje dite te bukur, zoteria na la me sy te zgurdulluar! Jo vetem do na I legalizonte shtepite por do na I beje falas! Falas, falas…, pa asnje pagese. Dmth nuk do paguajme asgje per dokumentat e shtepise, hipoteken. Jo si ne qytet ku banoret pasi paguajne banesen, zene radhen neper hipoteka dhe paguajne. Joooo, perkundrazi tek ne na vjen vete Lamja ne shtepi na jep tapine dhe me ceremoni!
Votat “vu” edhe nje here, kete radhe per Partine tjeter!
Pas kesaj, kur po fillojne te na I legalizojne, del Halimi nga krahu tjeter. Po token pse ta paguajne keta?!
Vertete, token pse do e paguajme? Po une pagova shoferin per rrethimin mendova me vete, pse u dashka te paguaj dy here te njejten gje?
Ah, qe nuk eshte vit zgjedhor… Me siguri premtimi I radhes do ishte “T’iu rimbursojme zonave informale koston e ndertimit te shtepive”
Do thoni ju “Po zonave formale, iu beni ndonje favor”?
Kjo pyetje me kujton ate qyqarin me dosjen e pronave qe I cova shoferin… Ata pershesh po hane…
(shkruar ne vitin 2013)
https://www.facebook.com/thashethemengakupola