Toni Gogu pati një përplasje me deputeten e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në Kuvend, pasi kjo e fundit bëri denoncime për abuzimet me fondet për start-up-et.
Gjatë kësaj kohe, Gogu vizatoi një vesh rrushi në një fletë dhe ia tregoi atë Zhupës, por ky gjest nuk është pritur mirë nga deputetja e PD-së, Flutura Açka. Menjëherë pasi Zhupa përfundoi fjalën, Açka kritikoi gjestin e socialistit, teksa tha se duhet të bëjë kujdes, pasi gjesti i tij është seksizëm i pastër.
“Më bëri përshtypje një dizajn që bëmë kolegët e mi pushtetarë, mund ta ketë kapur kamera, sigurisht që mund të jetë në kuadrin e humorit, por është seksizëm i pastër. Po flasim për verën, unë mendoj që nuk janë dehur, po mendoj se po flasim dhe nuk po pimë. Herë tjetër bëni kujdes…”, deklaroi ajo.