Baçi për përplasjen në Parlament:Edi Rama ka gjetur shërbëtorët e tij brenda Partisë Demokratike.

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Luan Baçi, thotë se momentet e tensionit në seancën parlamentare të pasdites së të mërkurës, ishin përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.

Nga studio e MCN Live, ai tha se tensionet nisën për shkak të minutazhit të kohës së diskutimit.

Sipas tij, minutazhi u bë shkak pasi bëhen shumë padrejtësi me deputetët e opozitës dhe se shkaku janë vendimet absurde, pasi bëhen marrëveshje për të përjashtuar deputetë të Partisë Demokratike nga grupi parlamentar. Ai tha se anëtarët e një grupi parlamentar vetëdeklarohen që në fillim të sezonit parlamentar dhe askush nuk ka kompetencën që ta lëvizë apo t’i quajë jashtë grupit parlamentar.

Edi Rama ka gjetur shërbëtorët e tij brenda Partisë Demokratike. Është vetëm një deputet Enkelejd Alibeaj i cili vijon të këmbëngulë në ato marrëveshje që janë bërë më parë.

Ishte skenar i përgatitur duke qenë se Basha ishte shumë i goditur.

Bënë një lojë taktike që Alibeaj vazhdon ato vendime që ka marrë me Bashën, që t’i vazhdojë deri në fund për arsye se kanë një detyrë që kanë marrë përsipër për ta realizuar, vetëm në këtë mënyrë i zgjaten ditët Ramës në pushtet.

Është lojë e tyre që ta mbajnë në pushtet. Edi Rama kërkon që opozita në parlament të jetë false. Pse Alibeaj kërkon të na mbajë jashtë grupit parlamentar, jashtë të drejtave si anëtar të grupit?

Për të pasur të drejtën e fjalës dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Në fakt nuk ka përçarje edhe ata deputet të PD që kishin mendim ndryshe, janë që të gjithë dakord që grupi parlamentar i PD është i unifikuar, kush mund të dalë e të më thotë që nuk jam pjesë e grupit…

Nuk më erdhi aspak mirë kur tha unë ju kam përjashtuar, se Alibeaj nuk është askushi që të thotë unë iu kam përjashtuar. Ai thjesht ka një fuqi që nuk e ka asnjë nga deputetët e tjerë. Duke pasur mbështetjen e Ramës ndihet i fuqishëm në parlament.

Nikolla e ka me urdhër që çdo gjë që thotë Alibeaj për PD, duhet ta pranojnë dhe ta mbarsin në popull se është ai aty. Por PD nuk është ajo që njeh mazhoranca!

Opozitën e zgjedhin qytetarët shqiptarë me votë. Partia Demokratike në vetvete herë pas here futet në procese zgjedhore për të kandiduar dhe rikandiduar.

Është një përplasje mazhorancë-opozitës. Enekelejd Alibeaj vazhdon në hije të jetë pjesë e mazhorancës. Çfarë e pengon Alibeajn që të gjithë deputetët të mos mblidhen bashkë? E duan demokratët non gratën e Berishës, e kanë votuar. Non grata e Berishës nuk është vendim gjyqësor.

Sa i takon zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ai shprehu keqardhje pasi sipas tij u bë një zgjedhje me presione të dyanshme. Në këtë drejtim ai shtoi se prokurorët që janë në SPAK, janë të veçantë kanë kaluar vetingun.

Përplasja dhe lufta se kush do bëhej mes dy kandidatëve, është zgjedhje nën presion.

Nuk është se kush është në krye të SPAK është në krye të hetimit, çdo prokuror është i pavarur. Të gjithë prokurorët e SPAK duhet të jenë në nivelin e duhur për të qenë në krye të SPAK.

Ishte një teatër që iu dha shqiptarëve përsëri, për të vërtetuar dështimin e reformës në drejtësi.

Zjarr Tv Ad