Topi për paktin Rama-Berisha në 2008: Ish-kryeministrin nuk e lë sedra të pendohet

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se vetëm ndryshimi i rregullave të zgjedhjeve mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

Komentet Topi i bëri në Euronews Albania, ku kritikoi paktin Berisha-Rama në vitin 2008 për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Topi tha se Berishën nuk e lë sedra që të pendohet për gabimin që ka bërë në vitin 2008 dhe shtoi se sistemi që ata votuan atëherë, ka sjellë pasoja të shumta dhe krizë institucionale.

“Nga një anë kemi një opozitë inekzistente dhe në krizë. Madje në krizë identitare, nuk njihen më që janë opozitë. Një opozitë në pozicione të tilla është opozitë mjerane. Njerëzit duan ndryshim dhe t’i s’ja garanton.

Vetëm ndryshimi i rregullave të zgjedhjeve mund të bëjë ndryshimin. I kanë bërë bashkë këto rregulla. Edhe sot e kësaj dite Berisha nuk pendohet, nuk e lë sedra e tij që të pendohet. Për këta njerëz që nuk reflektojnë, këtyre duhet t’ua thuash sërish se çfarë drame i kanë shkaktuar vendit. Për balancën e institucioneve, por edhe në ditët e sotme.

Vjen presidenti Zelensky dhe nuk dihet nëse do të ketë takim me presidentin. Presidenti del në vend të dytë e të tretë, nuk është normale. Nuk mund të monopolizosh ti axhendën e takimeve”, tha Topi.

Zjarr Tv Ad