Tragjedi në Kavajë, mbytet në det babai me dy djemtë

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Vilë-bashtovës në Kavajë, ku janë mbytur tre persona.

Bëhet me dije se është mbytur babai 50 vjeç dhe dy fëmijët e mitur, përkatësisht djali 13 vjeç dhe 15 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Zjarr Tv Ad