Tragjike në Pukë, digjet shtëpia, humbin jetën burrë e grua

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shtëpi është djegur duke i marrë jetën çiftit të bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Va Shënkoll’ të fshatit Breg. Banesa u përfshi nga flakët rreth orës  02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Bashkëshortët 40 dhe 35 vjeç po flinin në katin e dytë të banesës kur ka rënë zjarri. Dëmtime të lehta kanë pësuar dhe katër fëmijët e tyre, të cilët janë hedhur nga dritarja e katit të dytë. Fëmijët, më i madhi 12 vjeç , kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht nga flakët gjyshen e moshuar, e cila ishte e paralizuar dhe nuk kishte mundësi të ecte.

Katër fëmijët morën mjekim të shpejtë dhe më pas janë strehuar tek të afërmit e nënës.

 

Zjarr Tv Ad