“Tre persona të maskuar e futën në minibus”, dëshmitarja rrëfen çfarë ndodhi me lideren e opozitës në Bjellorusi

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një dëshmitare ka dhënë detaje për situatën në Bjellorusi duke treguar se ka parë burra të maskuar duke marrë telefonin e figurës kryesore të opozitës dhe e futën me forcë në një minibus në Minsk. Bëhet fjalë për Maria Kolesnikovën, por policia ka mohuar që të ketë ndaluar lideren e opozitës mëngjesin e sotëm.

Kolesnikova ishte anëtare e Këshillit Koordinues të ngritur nga opozita për të siguruar transferimin e pushtetit. Ajo ishte një nga tre gratë që bashkuan forcat për të sfiduar Alexander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të Gushtit.

Autoritetet qeveritare kanë nisur një çështje penale kundër udhëheqësve të opozitës, duke thënë se “krijimi dhe veprimtaria e Këshillit të Bashkërendimit kanë për qëllim marrjen e pushtetit shtetëror dhe dëmtimin e sigurisë kombëtare”.

Prej disa ditësh ka trazira masive që akuzojnë Lukashenkon se ka manipuluar votat. Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra janë plagosur ndërsa autoritetet janë përpjekur të shtypin protestuesit në vend.

Zjarr Tv Ad