Tregtonte ushqim të pasigurt, AKU mbyll dhe gjobit subjektin në Kamëz

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka bllokuar dhe gjobitur një subjekt në Kamëz, për tregtim të ushqimit të pasigurt.

Përmes një njoftimi në facebook, AKU bën me dije se ka gjobitur me 100 mijë lekë gjobë subjektin, pasi nuk ka zbatuar detyrat e lëna më përpara nga kontrollet e këtij institucioni, ku u gjobit me 900 mijë lekë.

AKU bën me dije se materialet në ngarkim të subjektit, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Drejtorisë Rajonale Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë kryer kontroll në një subjekt me aktivitet “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, ku është konstatuar se, subjekti nuk kishte zbatuar detyrat e lëna nga kontrolli i mëparshëm, nga i cili subjekti, për disa shkelje të legjislacionit në fuqi, i është vendosur masa administrative me “gjobë” në vlerën e 900’000 lekëve, duke vijuar me tregtimin e produkteve ushqimore dhe prishur shenjat dalluese të vendosura për ndërprerjen e aktivitetit.

Për sa më sipër për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese ka rivënë sërish masën urgjente të ndërprerjes së aktivitetit dhe për këtë arsye ka vendosur edhe masën administrative me “gjobë” në vlerën e 100’000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad