Tregu i boronicës has vështirësi, Ministria e Bujqësisë po u djeg shansin shqiptarëve

0
327
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ardian Çitozi është një nga fermerët që me kompaninë e tij “Lea 2011” prej disa kohësh gjeti rrugën drejt tregjeve të huaja dhe eksporton boronicë bio. Ka rreth shtatë vite që merret me këtë produkt, kërkesa për të cilin sipas tij, shumëfishohet prej vitit në vit.

Por shtimi i kësaj kërkese si nga Europa ashtu edhe nga SHBA-ja nuk po arrin të shfrytëzohet nga kompanitë shqiptare. Eksportuesit më të mëdhenj dhe Shoqata e Bimëve Mjekësore ankohen për mungesën e investimeve dhe ndihmën e paktë financiare nga shteti.

Me investimet e tyre individuale prej gati 30 vjetësh, operatorët arrijë të përpunojnë vetëm 20% të prodhimit vendas.

Filip Gjoka, Kreu i Industrisë së Bimëve Mjekësore thotë me shqetësim për Gazetasi.al se ndonëse interesi për boronicën tani është në pikun e tij, më lartë se për çdo produkt tjetër, ndihma nga qeveria është e dobët.

“Shqipëria ka peshë të madhe në eksportimin e boronicave, një traditë që ka nisur që në komunizëm. Kërkesa për të është shumë e lartë, jo vetëm nga tregu i brendshëm ku përdoret për kompanitë farmaceutike por edhe nga tregjet e huaja duke përfshirë këtu Zelandën e Re, Amerikën dhe Europën.”

Aktualisht pesha më e madhe e eksporteve të boronicës shqiptare është me Gjermaninë, rreth 32%, me Austrinë dhe Spanjën me rreth 10% si dhe në përqindje më të vogël me Kosovën, Francën dhe shtete të tjera europiane. Por, nga e gjithë kjo kërkesë, vijon Gjoka “ne nuk po përfitojmë dot ‘mundësinë e artë’ për shkak të investimeve të pakta të qeverisë”.

Kompanitë në vendet e rajonit, sipas eksportuesve kanë kryer shumë investime por nuk gëzojnë avantazhet dhe mundësitë e Shqipërisë duke qenë se nga Saranda deri në kufi të Dibrës, kemi prodhim të jashtëzakonshëm të boronicave.

Kërkesat e tyre për qeverinë janë të shumta.

Gjoka thotë se nëse ne do të kishim kapacitete përpunuese më të thella, eksportet do të shënonin një rritje dyshifrore dhe për shumë kohë ky ka qenë një shans që Shqipëria e ka humbur.

Heqja e pragut të xhiros prej 2.4 miliardë, i cili nëse kalohet nuk mund të përfitosh grante, është një ndër pikat kryesore të kërkesave të tyre.

“Për përfitimin e fondeve nga programet e BE-së, kemi qenë më të goditurit për shkak të kufizimit të mbështetjes vetëm për kompanitë me qarkullim vjetor deri në 2.4 milionë euro në vit.

Kompanitë që kalojnë këtë prag të xhiros nuk përfitojnë grantet nga projektet e financimit nga IPARD të Bashkimit Europian. Bizneset me xhiro mbi 2.4 milionë euro konsiderohen të zhvilluara dhe nuk kanë nevojë për grante. Ndërkohë që industri, si përpunimi i qumështit, mishit dhe fruta-perimeve nuk kufizohen në përfitimin e ndihmës deri në qarkullimin vjetor prej 9 milionë eurosh.

Kjo gjë na ka penalizuar vazhdimisht prej shumë vitesh. Por nga janari i këtij viti, ky ligj do të ndryshojë dhe pragu është rritur, kështuqë do të kemi mundësi të jemi më konkurrues dhe situata do të përmirësohet”, vijon ai mandej shpresëplotë për Gazetasi.al.

Ndërsa për Ardian Çitozin, sipërmarrësin që e ka certifikuar boronicën që mbledh në tregjet europiane, mungesa e dhomave frigoriferike, i ka lodhur eksportuesit shqiptarë.

“E gjithë Shqipëria, prodhon jashtëzakonisht shumë boronica. Por janë shumë të nevojshme dhomat frigoriferike pasi boronica mblidhet e njomë.

Për ta mbajtur në gjendje të njomë, do frigoriferë që ftohin deri në minus 22 gradë, mbështetje që thuajse nuk e kemi patur fare në këtë drejtim”, vijon ai duke shtuar se vetë është detyruar të marrë të tillë me qira në Kosovë e cila ka investuar më shumë në këtë drejtim.

Përveç dhomave frigoriferike, eksportuesit shtojnë se janë shumë të rëndësishme edhe makinat e tharjes.

“Kosova u ka dhënë dhjetra furra tharje të cilat e thajnë mallin në gjendje të mirë, të pandotur dhe të pa kontaminuar nga salmonela dhe ndotjet e tjera që mund të marrin gjatë këtij procesi”, thotë Gjoka.

Gjithashtu sipas tyre janë të nevojshme dhe masa të tilla si ngritja e impianteve të përpunimit, më shumë subvencionime nga Ministria e Bujqësisë si dhe hartimi i një projekti kombëtar për boronicën. Një ofertë në rritje do të vazhdojë të shtyjë konsumin e boronicave në botë. Analists Index Box thotë se tregu i boronicës kishte vlerë 8.3 miliardë dollarë në vitin 2021 dhe do të rritet “dukshëm” për pjesën tjetër të dekadës, me kërkesën që tejkalon 2 milion ton në vit deri në vitin 2030.

Importi europian i boronicave është rritur nga 45.000 ton në 2015 në 113.000 ton në 2019, sipas të dhënave të fundit disponueshme nga Radobank. Një llogaritje e përafërt e bazuar në prodhimin, vëllimet e import-eksportit dhe burimet e lajmeve vë në dukje se Europa është ende shumë prapa Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Bazuar në vlerësimet aktuale të konsumit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, është e sigurt të supozohet se tregu i boronicës do të zgjerohet më tej në Europë në vitet e ardhshme. Ndërsa superfuqitë e këtij fruti mbeten Peruja dhe Meksika.

Klima e favorshme europiane e Perusë ka bërë që boronicat në të tashmë të jenë një biznes prej 1 miliard dollarësh. Ndërsa prodhimi në Meksikë është bërë 128 herë më i madh në vetëm 20 vjet, duke u rritur nga vetëm 6 ton në 1986 në mbi 146.000 ton në 2020 , i ndihmuar po nga ndryshimi i klimës që lejon fermerët të rritin boronica në vjeshtë, dimër dhe pranverë./GazetaSi

Zjarr Tv Ad