Trendi i ri i konvertimit të makinave

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konvertimi i automjeteve me benzinë duke u shtuar një impiant gazi është mjaft popullore, si në vendin tonë, por edhe në shtete europiane si Italia. Ndërkohë, në kontinentin tjetër, në Amerikë, ka nisur trendi i konvertimit të makinave në elektrike. Procesi i ri konsiston në vendosjen e motorit dhe baterive të një automjeti elektrik në një makinë normale. Makina “e re” mund të jetë tërësisht elektrike, apo mund të qëndrojë hibride duke përdorur edhe karburantin për t’i shtuar rrezen e udhëtimit baterisë elektrike.

Samuel Polyak, një mekanik nga New Jersey, është një prej disa entuziastëve të makinave elektrike, i cili po konverton prej disa vitesh automjetet. Ai e themeloi kompaninë e tij në vitin 2014 me synimin për të shndërruar makinat që ndosin ambientin në automjete elektrike.

Çdo pjesë e motorit me djegie të brendshme hiqet dhe zëvendësohet me komponentë elektrikë sipas dëshirës së klientit.Pothuajse çdo automjet mund të kthehet në elektrik dhe shumë njerëz zgjedhin një makinë të lehtë dhe aerodinamike që të shfrytëzojnë sa më shumë fuqinë e baterisë. Shumë prej klientëve të tij, tregon Polyak, kanë zgjedhur të konvertojnë edhe modele luksoze automjetesh për të reduktuar ndotjen e ajrit. Çmimet variojnë nga 4 mijë dollarë deri në 20 mijë dollarë, ndërkohë që ofrohen edhe alternativa shumë më pak të kushtueshme.

Zjarr Tv Ad