“Tri gënjeshtrat e reja nga kampi i PD-së!”/ Kulluri: Do të vazhdojë avazi deri në shuarjen e partisë

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka zbuluar tri gënjeshtrat nga kampi i Partisë Demokratike.

Sipas tij, tri gënjeshtrat janë deklaratat e Berishës për mosbindje civile, duke i kujtuar dështimin në bastionet e djathta në zgjedhjet e 14 majit, e dyta godina e PD-së do bëhet pallat dhe e treta Lulzim Basha do të sjellë një kulturë të re në politikë, duke i kujtuar dështimet e njëpasnjëshme.

“1) Berisha thote se do filloje mosbindja civile! Ne fakt mosbindjen civile e nisen votuesit e PD ne Shkoder, Kukes dhe Tropoje ndaj Rithemelimit!

2) Sipas rithemeluesve Godina e PD do behet pallat! Selia e PD nuk eshte ne pronesi por ne perdorim nga Agjensia Shteterore e inventarizimit te Pronave!

3) Lulzim Basha ka thene dje se ‘po sjelle nje kulture te re politike’! Ka te drejte, ka themeluar doktrinen e deshtimeve dhe papergjegjshmerive te njepasnjeshme!”, shkruan Kulluri.

Ndër të tjera, thekson se ky avaz do të vijojë deri në shuarjen e partisë.

“Askush mos te merzitet, do vazhdojne avazin te dyja palet deri ne shuarjen e PD!”, vijon më tej Kulluri.

Zjarr Tv Ad