Tronditëse/ Mbyti gruan dhe sajoi grabitjen, Grekët të shokuar, shpërthejnë në sharje ndaj pilotit…

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas 37 ditësh hetime, policia greke arriti të zbardhë v.rasjen e 20-vjeçares britanike Caroline, duke identifikuar bashkëshortin si autor.

Pas një dëshmie maratonë prej tetë orësh Charalambos Anagnostopoulos, pranoi se kishte mbytur gruan e tij, pasi kjo e fundit i kishte pohuar se do të largohej bashkë me vajzën e tyre 11-muajshe.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik grek, pasi piloti 32-vjeçar tentoi shumë manovra me qëllim të mos zbulohej vepra e rëndë që kishte kryer. Madje në një nga dëshmitë  tij, piloti tha se kishte dëgjuar që njëri nga grabitësit fliste gjuhën shqipe.

Qytetarët grekë kanë shpërthyer në rrjetet sociale, të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Shumë prej tyre cilësojnë 32-vjeçarin si të sëmurë psikik.

 

Zjarr Tv Ad