Rëndimi i gjendjes psikologjike duket se ka qenë shkaku i një kërkuesi në Antarktidë që të godasë me thikë në zemër një koleg. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh në bazën ruse të polit të jugut Bellingshausen. Sergey Savitsky ka humbur kontrollin dhe me një thikë kuzhine ka goditur kolegun e tij. Fatmirësisht i plagosuri është transportuar në spitalin më të afërt në Kili dhe ka arritur të mbijetojë, pavarësisht se me dëme në organin vital.
Kjo ngjarje ka shërbyer dhe për të analizuar faktorët e Dritës, diellit apo ngrohtësia që ndikojnë tek gjendja e njeriut. Studimet gjithnjë e kanë konfirmuar se mungesa e rrezeve të diellit e deprimon qënien njerëzore, duke e shtyrë atë të kryejë veprime të paarsyeshme dhe të rënda. Ndoshta këto kanë qenë arsyet që ndikuan tek kërkuesi shkencor për tentativën e vrasjes në mënyrë të papritur, përtej edhe faktorit, izolim dhe largësisë ndaj familjes e miqve.
Mjekët thonë se zona ku ndodhet baza studimore është vendi më i humbur dhe izoluar në planet, 90 % e mbuluar nga akullnajat, errësirë dhe shtëpi e pinguinëve dhe fokave. Në bazë të statistikave rezulton se, vendet me numrin më të lartë të vetëvrasjeve pas Japonisë ku konsiderohet një traditë kutlurore kjo praktikë e rëndë, janë pikërisht vendet veriore të Evropës, aty ku 6 muaj është errësirë.