Tropoja e pret me këngë e valle/ Yuri Kim ulet këmbëkryq: Piva raki me miq, shihemi së shpejti…

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ambasadorja amerikane Yuri Kim, rrëfen mbresat që i ka lënë vizita ditën e djeshme në Tropojë.

Gjithashtu, Diplomatja amerikane flet me superlativa për mikpritjen, por edhe madhështinë e maleve.

Është e vërtetë ajo që thonë për veriun: malet janë madhështore, njerëzit janë vërtetë fisnikë.

Piva raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë të cilët po promovojnë turizmin malor të Shqipërisë.

E mbylla vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, që kërceu me një pasion të paharrueshëm.

Faleminderit qytetarëve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë, nuk do të jetë i fundit. Shihemi së shpejti”, kështu shkruan ambasadorja Yuri Kim.

 

Zjarr Tv Ad