Trump:”Gazetarja duhet të pushohet nga puna, ka publikuar deklarata të rreme”

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Donald Trump ka kërkuar që gazetarja e Fox News duhet të pushohet nga puna pasi ka keqinterpretuar deklaratat mbi ushtarët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

Revista ‘Atlantic’ ka publikuar një lajm ku thuhet që presidenti Trump ka refuzuar të vizitoi një varrezë ushtarësh jashtë Parisit pasi ata ishin “pinjollë dhe humbës”.

Shumë media e kanë publikuar lajmin dhe midis tyre ishte dhe gazetarja e Fox News Jennifer Griffin e cila konfirmoi në një postim në Twitter se Trump i quante ushtarët “pinjollë”, kishte pyetur pse dikush do të dëshironte të bëhej ushtar dhe nuk kishte dashur të nderonte të vdekurit e luftës në Aisne-Marne, varreza që janë  në Francë.

Ky debat mori një vëmendje të shtuar sepse Fox News është parë si një media Pro-Trump por edhe për shkak të një indinjate që mundet të ngrihet mes ushtarakëve konservatorë. Presidenti e hodhi poshtë këtë dukë e cilësuar si një situatë të motivuar politikisht pas asnjë të vërtetë pas saj.

Në një postim në Twitter Trump shkruan se: “ “Jennifer Griffin duhet të pushohet nga puna për këtë lloj raportimi. Asnjëherë nuk na thirri për koment. Fox News është zhdukur! ”

Zjarr Tv Ad