Kryeministri grek, Aleksis Tsipras dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë emëruar për çmimin Nobel të Paqes 2019.
Ky lajm vjen pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës së fundmi dhe në parlamentin grek, duke konfirmuar “lindjen” e Maqedonisë së Veriut, gjë që u përshëndet nga liderë të ndryshëm ndërkombëtarë.
Liderët e grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, grupi i kryesuar nga Udo Bullmann i të Gjelbërve, Aleanca e Lirë Europiane dhe e majta e bashkuar europiane dhe e majta e gjelbër nordike shprehën mbështetjen e tyre pro kësaj kandidature.
Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga tre partitë theksohet se “Marrëveshja e Prespës” mes Greqisë dhe Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) i jep fund një mosmarrëveshje të gjatë dhe sjell qëndrueshmëri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve ANA