“T’u japim Qeveri Teknike?!”, Sekretari i Përgjithshëm i PS Klosi: Zero shans!

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste nuk duket e shqetësuar nga protesta dhe takimet e pritshme të opozitës në Parlamentin Europian në Strasburg. Grupi parlamentar i PD-së do të jetë atje javën e ardhshme për të ngritur shqetësimin e manipulimit të zgjedhjeve nga qeveria dhe për t’i bërë jehonë kërkesës për qeveri teknike.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të PS Blendi Klosi, një sipërmarrje e tillë politike nuk sjell ndonjë pasojë dhe s’ka për të patur efekt.

“Nuk është çështja thjesht të shkojnë në Strasburg, por u duhet konsensusi i shumicës. Shumica parlamentare europiane foli përmes hapjes së procesit të negociatave të BE me Shqipërinë. Por protesta, takimet, kërkesat që do të bëjnë nuk kanë asnjë efekt për rrugën që Shqipëria ka zgjedhur drejt Bashkimit Europian.”- tha Blendi Klosi në emisionin “Pa Censurë”.

Sekretari i Përgjithshëm i PS rrëzoi çdo mundësi që në Shqipëri të ketë një qeveri teknike përpara zgjedhjeve.

“Të kërkosh qeveri teknike se nuk fiton dot përballë Edi Ramës dhe PS, kjo është tërësisht e palogjikshme. Një qeveri teknike ka zero shanse, në abosult. Duhet kuptuar diçka. Gara bëhet mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Pra, do të jetë Edi Rama, kryetar i PS që ka drejtuar qeverinë këto 12 vjet me një sërë arritjesh, e fundit, nisja e negociatave për anëtarësim me BE dhe që ka një akses të jashtëzakonshëm në BE, reformat e qeverisë së tij po miratohen nga partnerët europanë apo Sali Berisha, kryetar i PD, i shpalli non grata nga SHBA dhe BE, me zero kontakt nga partnerët euroatlantikë të Shqipërisë, që ka edhe çështjen e tij në drejtësine e re. Kjo është gara. Ata e dinë që me Ramën humbasin dhe kërkojnë një qeveri teknike, se mbas mendojnë se rriten shanset për të fituar”- tha zoti Klosi në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Zjarr Tv Ad