“Tundët një copë letër e po mbani peng opozitën”, Bylykbashi: Qeveria kërkon shpërbërjen e opozitarizmit dhe PD-së

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përjashtimi i disa deputetëve nga grupet parlamentare ka nxehur sot gjakrat në Kuvend. Deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh se mazhoranca kërkon shpërbërjen e opozitarizmit në vend dhe të Partisë Demokratike.

“Zonja kryetare, i përmbahem rregullores më shumë se ju. Po flas un tani. Ju kam kërkuar vendimin e kuvendit dhe keni dështuar. Edhe ajo që thatë sot ishte shprehje vullneti. Asnjë nen në Kushtetutë e Kodo Zgjedhor që rregullon të drejtën e Kuvendit për të përfaqësuar, nuk i jep askujt të drejtën vecc deputetit të largojë nga grupi parlamentar.

Ju tundët një copë letër që bashkë me një tjetër padi të paligjshme mbajnë peng opozitën. Një qëllim keni ju në këtë goditje, si të shpërbëni pluralizmin politik duke shpërbërë PD por nuk do ta arrini dot. Nëse pranoni sot që keni vepruar mbi bazën e një kërkese që ka ardhur nga persona pa të drejtë, vini firmën tuaj”, tha Bylykbashi.

Zjarr Tv Ad